Ferizaj

Arrin në 87 numri i të shëruarve në komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ka arritur në 87 numri i të shëruarve nga COVID-19 në komunën e Ferizajt.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se edhe 9 qytetarë në këtë komunë  presin testimin.

“Shkon në 87 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Ferizaj, zero raste të reja e 9 ferizajas që në testimin e këtyre ditëve presim të dalin negativ, pra që janë në proces shërimi e që përfundimisht deaktivizon të gjitha rastet me COVID-19 në Ferizaj”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Kurse në Kosovë në total numri i të shëruarve ka arritur në 561, ku vetëm sot janë shëruar 28 persona. Ndërsa raste aktive janë 273.

Dalin rezultatet e 194 testeve të sotme për COVID-19