Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi i Bosnjës, sulmoi fizikisht dy gra në Gjilan

Një shtetas i Bosnjës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy gra. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nënë Tereza” në Gjilan dhe është raportuar rreth orës 13:30.

Sipas raportit policor, viktimave dhe të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.