Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetas i huaj, kërcënoi me thikë viktimën dhe ia grabit telefonin

Një shtetas i Libanit është arrestuar nën dyshimin se nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga një shtetas i Marokut një telefon të markës Iphone 5 dhe disa gjëra të tjera.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë në orën 12:30.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.