Ilustrim - Arme e konfiskuar

Arrestohet prizrenasi, kapet me armë në brez

Policia e Kosovës ka arrestuar në komunën e Prizrenit, një burrë i cili po mbante pistoletë dhe fishekë pa leje.

Gjatë kontrollit policia te i dyshuari kishte gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Tutje është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt.