foto: Ilustrim

Arrestohet polici që dyshohet se rrahu bashkëshorten

Një zyrtar policor është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar mbrëmë rreth orës 20:00 një informacion përmes “Linjës së kaltër” lidhur me dyshimin se polici ka kryer dhunë në familje.

IPK njoftoi se menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij në Fushë Kosovë.

Zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë,zyrtari policor është suspenduar.