Arrestohet personi që kërkohej për mashtrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë, në orën 8 të mëngjesit është paraqitur personi i kërkuar për mashtrim.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor. Aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për të arrestuar personin në fjalë, i cili ishte i akuzuar për mashtrim.

Policia po kërkon këtë person, i dyshuar për disa raste të mashtrimeve (FOTO)