Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi u thotë policëve se ka për ta vrarë një person

Një burrë nga Peja është arrestuar pasi i njëjti u ka thënë zyrtarëve policorë se ka për të vrarë një person.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që ka kanosur duke iu thënë zyrtarëve policor se ka për ta vrarë një person”, ka thënë Policia.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00.

Tutje është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si kanosje.