Ilustrim

Arrestohet një person për drogë në Prizren

Policia kishte pranuar një informacion se një person i dyshuar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren po merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme policia kishte marrë urdhër verbal nga prokurori kujdestar dhe pëlqim nga gjyqtari i procedurës paraprake për të bërë kontrollë në banesën e të dyshuarit në lidhje me informatat që kishin marrë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 113.46 gr marihuanë e cila ishte e ndarë në qese plastike, një pako me rizlla, dy mulli për bluarje, një peshore digjitale, një fishek i calibrit të pa njohur dhe një telefon.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.