Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj familjarëve

Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe familjarëve të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimi, ngjarja ka ndodhur më 8 gusht rreth orës 21:00.