Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestyar një i dyshuar i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”.

Rasti sipas forcave të rendit ka ndodhur më 24 nëntor ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

“Me 26.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti  në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, rasti po vazhdon të hetohet.