Ilustrim

Arrestohet një person në pikën kufitare me Malin e Zi, tentoi korruptimin e policit me 50 euro

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në pikën  kufitare Kulla me Malin e Zi, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet prej 50 euro një zyrtari policor.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ofruar ryshfetin për t’i mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.