Ilustrim.

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Prizren

Një person i kërkuar nga Gjykata është arrestuar sot në Mamushë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dënuari  C.M., 29 vjeçar është arrestuar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tre muaj e 25 ditë burgim.