(Arkiv)

Arrestohet një person, dyshohet se e sulmoi punëtorin e KEDS-it

Një person është arrestuar në fshatin Fshaj të Gjakovës pasi ka sulmuar gjatë ditës së djeshme një punëtor të KEDS-it, i cili ishte duke kryer punën zyrtare.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.