Ilustrim - Policia në aksion

Arrestohet një burrë si i dyshuar për dhunim

Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore në të cilën kishte qenë edhe një e mitur.

Drejtuesi i automjetit dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën “dhunim”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar dje në Mitrovicë rreth orës 12:45.