Ilustrim

Arrestohet një burrë pasi u kap duke transportuar migrantë nga Sudani e Siria

Një burrë është arrestuar këtë të martë pasi në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) në Gjilan ai u kap duke i transportuar shtatë migrantë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë.

“Pa intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ky rast ka ndodhur rreth mesnatës.