Arrestohet një burrë në Klinë, dyshohet se i mbajti në shtëpi pa dëshirën e tyre ish-gruan me dy vajzat

Është arrestuar një burrë në Klinë pasi që dyshohet për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas komunikatës së Policisë, dje rreth orës 18:00 Stacioni Policor në Klinë ka pranuar informacion nga Drejtoria e Zbatimit Ndërkombëtar tё Ligjit në Prishtinë, se një austriake dhe dy vajzat e saj po mbahen pa dëshirë nga ish-bashkëshorti i saj në fshatin Sferkë të Klinës.

Personi është i dyshuar edhe për posedim të armës.

“Viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor, pas intervistimit e njëjta ёshtё dёrguar nё shtёpinё e sigurt.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas PK, gjatё bisedёs me prindin e tё dyshuarit, i njëjti pranon se posedon njё armё AK 47, 1. karikator i sё njёjtёs armё dhe 43 copё fishekё tё kalibrit 7.62x39mm.

Arma është sekuestruar nga hetuesit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.