
Arrestohet nën dyshimin se vodhi një televizor dhe gjësende të tjera
16.3.2023 - 10:13
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Viti në dyshimin se ka kryer vjedhje.
Ai është arrestuar nën dyshimin se se ditë më parë kishte depërtuar më forcë në shtëpinë e një personi tjetër, ku kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera me vlerë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti nga Policia është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.