Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet në Drenas i dyshuari për ngacmim seksual ndaj të miturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Drenas.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.