Ilustrim

Arrestohet maqedonasi, i konfiskohen 576 epruveta me teste për COVID-19

Në Pikën Kufitare në Han të Elezit është arrestuar një shtetas i Maqedonisë pasi i janë gjetur 24 epruveta për teste të COVID-19.

Gjatë kontrollit në veturën me targa të Maqedonisë, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 24 pako me epruveta për teste të COVID-19 apo gjithsej 576 copë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.