Foto: Ilustrim

Arrestohet inspektori tatimor për 7 mijë euro ryshfet

Një inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës është arrestuar gjatë ditës së djeshme për marrje ryshfeti.

Përveç këtij inspektori policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person tjetër i cili është pronar i një agjencioni turistik.

Arrestimi i inspektorit të ATK-së sipas policisë është bërë pasi që i njëjti dyshohet se kishte marrë ryshfet nga i pronari i agjencionit turistik në vlerë prej 7 mijë eurove.

Arrestimi është bërë në Prishtinë. Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.