Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi largoi shenjat e vendosura nga Inspektorati komunal

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Graçanicë nën dyshimet se ka hequr shenjat e vendosura nga inspektorati komunal.

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 09:05, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nga vend punishtja ka larguar shenjat zyrtare për ndalimin e punës të vendosura nga inspektorati komunal.

Njësitet relevante policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.