Arrestohet ferizajasi pasi sulmoi dhe pengoi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë dhe i njëjti ka sulmuar një ditë më herët një zyrtar të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti gjatë kontrollimit të tij ka penguar zyrtarët policorë. I dyshuari dyshohet se një ditë më herët ka sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të forcave të rendit.