Ilustrim

Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar nga gjykata, i dënuar me mbi një vjet burg

Policia ka arrestuar një 19 vjeçar i cili ishte në kërkim nga Gjykata e Ferizajt.

Sipas njoftimit, i dyshuari kërkohej për veprën penale “Vjedhje”, me dënim burgimi prej 1 vit e 5 muaj.

Të dyshuarin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestimi është bërë sot rreth orës 16:00.