Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen tre të dyshuar për sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë në fshatin Qybrel të Skenderajt

Policia e Kosovës njofton se hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut , gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre persona të dyshuar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit, arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë e ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt.

Pas procedurave të intervistimit, Policia thotë se tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.