Ilustrim

Arrestohen të dyshuarit në Mitrovicë që gjuajtën me armë nga ballkoni

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Mitrovicë nën dyshimin për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, të dyshuarit nga ballkoni i një banese kanë shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 7 fishekë, 5 gëzhoja të fishekëve dhe një thikë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.