Arrestohen në Viti tre të dyshuar për transport të mallrave në kohë pandemie

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin  e tre personave të dyshuar në Viti për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Sipas njoftimit nga policia, të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 09:00, në rrugën “ Brigada 173“, pasi që janë takuar duke eksportuar  mallra ushqimore me qëllim të përfitimit personal.

Të dyshuarit janë arrestuar sipas policisë edhe për shkak të rrezikimit të jetës së qytetarëve dhe pasi kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.