Ilustrim

Arrestohen në Aeroport dy të huaj që prezantuan pasaporta fallco

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë për falsifikim të dokumenteve.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, të dyshuarit, shtetas të huaj janë arrestuar dje rreth orës 09:00, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve të njëjtit kanë prezantuar pasaporta të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Dokumentet nga të dyshuarit janë konfiskuar, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.