Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy të mitur në Lipjan pasi dyshohet se therën me thikë një person

Një person është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi u ter me thikë në orët e mbrëmjes së 31.05.2024.

Policia ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar dy të mitur ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Llugaxhi në Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë, fillimisht të miturit dhe personi tjetër për të cilin moshën nuk e ka përmendur policia, kanë pasur një zënkë mes vete e më pas ka pasuar edhe përleshja mes vete që erdhi deri te therja me thikë.

Në lidhje me këtë rast është konfiskuar edhe një brisk. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.