Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për prostitucion në Mitrovicë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarve është bërë mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë.

Të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë.