Ilustrim

Arrestohen dy persona, u konfiskohen 23 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar 31 vjeçarin G. S. dhe 37 vjeçarin M.S. për shkak se të njëjtit dyshohen për blerje posedim, shitje të substancave narkotike.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se nga të njëjtit janë konfiskuar 23 kilogram substanca narkotike.

Po ashtu gjatë këtij operacioni policor të arrestimit, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer edhe bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar.

Në lokacionin e banimit të 31 vjeçarit G. S. janë gjetur dhe konfiskuar sipas policisë 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1 kilogram e 185.8 gram, 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram, 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe vetura BMË X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. 37 vjeçar, janë gjetur dhe konfiskuar 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21kilogram e 910 gram, 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram, 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.