Ilustrim

Arrestohen dy persona për vjedhje në Vushtrri - FOTO

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Vushtrri nën dyshimin se vodhën një elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak.

Sipas njoftimit, Policia ka arritur ti arrestojë në flagrancë dy të dyshuarit.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të i arrestojnë në flagrancë dy persona të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje ’, rast ky i raportuar rreth orës 04:00 në mëngjesin e sotëm të  datës  22 maj 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin  elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi  dyshime të arsyeshme  dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje ‘,  ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor  dhe  vegla të ndryshme pune”, raporton Policia .

Në cilësi të provave materiale, Policia njofton se tek  të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin.

Pas procedurave të  interivistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt