Ilustrim - Arkiv

Arrestohen dy persona në Aeroportin e Prishtinës, dyshohen se falsifikuan dokumentet

Dy persona sipas Policisë së Kosovës kanë tentuar që të kalojnë përmes Aeroportit të Prishtinës në vende të jashtme me dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshimet për falsifikim u vërejtën gjatë kontrollit të dokumenteve nga autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Dy udhëtarët E.C., dhe D.A. janë ndaluar, janë verifikuar ndërsa më pas janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit, dy të dyshuarit për falsifikim janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.