Arrestohen disa policë në aksionin e Inspektoratit Policor

Më shumë se pesë zyrtar policor janë arrestuar orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga një operacion që është duke zhvilluar Inspektorati i Policisë së Kosovës.

KALLXO.com mëson se zyrtarët policor janë punonjës të stacionit jugu në Prishtinë dhe arrestimi i tyre u bë nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale.

Ndër to edhe keqpërdorimi i detyrës  dhe keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare.