Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen 8 persona për rrahje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar në Fushë Kosovë pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar edhe trajtimi mjekësor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në lagjen 29, më 13 korrik, rreth orës 22:50.