Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Arrestohen 13 persona në Prizren për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 13 persona në Prizren dje  rreth orës 19:00 pas informatës se të njëjtit dyshohen për organizim të lojërave të fatit.

Forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve, si dhe disa tiketa me të cilat kanë lujtuar të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe Inspektorët Komunalë të cilët kanë mbyllur lokalin.