Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestime për rrahje e sulm ndaj policit në Prishtinë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për rrahje mes veti dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit dje rreth orës 11:25, janë arrestuar dy të dyshuarit, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqiptari, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Gjatë intervenimit të policit, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.