Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Aviacionit Civil

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Arianit Islamin ushtrues detyre të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Këtë vendim Qeveria Kurti e mori pak minuta pasi nga pozita e drejtorit e shkarkoi Eset Berishën, ish-këshilltarin e ish-ministrit Pal Lekaj, i emëruar nga Qeveria Haradinaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e  rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Arsyet që çuan në shkarkimin drejtorit të Aviacionit Civil, Eset Berisha