Droni i rënë më 23 mars në lagjen Bair të Mitrovicës, Foto: Fuad Sylejmani

Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror konfirmon se kishte leje për operim të dronëve në zonën ku u rrëzua një i tillë

Sot rreth orës 14:00 një dron i përmasave rreth tre metra e gjysmë ra në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

Në një bisedë për KALLXO.com, Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror e ka konfirmuar se kishte leje për qarkullim të dronit në zonën ku ka rënë sot një dron.

Por, ai tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për dronin e njëjtë pasi ende nuk i dinë detajet.

Gjithashtu, Ujkani tha se ende zyrtarisht nuk kanë hapur rast për incident.

“Në bazë të procedurave standarde është dhënë leja për operim të dronit, nuk po flas për dronin në fjalë se nuk e dimë, por ka pasur leje për operim në atë pjesë, sepse nuk i dimë specifikat e dronit”, tha ai

“Por, ka pasur leje për operim, por zyrtarisht ne nuk kemi ndonjë informacion që ka pasur incident. Momentalisht nuk mund të japim informacione”, deklaroi Ujkani.

Policia largon dronin që ra në lagjen Bair të Mitrovicës (FOTO)

www.kallxo.com