Jeta ne Komnune - Ardian Gjini perballe Jeta Xharres - Komuna Gjakove - Foto: Fatrion Ibrahimi

Ardian Gjini përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komuna”, përballë Jeta Xharrës është i ftuar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini u përball me krypometraxhinjtë e KALLXO.com, të cilët ia kanë matur premtimet që ai i kishte dhënë në vitin 2017.

Disa premtime i mbajti e disa të tjera jo.

Ardian Gjini sonte do të flasë për të arriturat dhe për premtimet që nuk ka arritur t’i realizojë.

Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL.