Foto: Business Insider

Angli, mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe sot ka shënuar 4,301 raste të reja me coronavirus dhe 828 viktima.

Në total,  numri i të prekurve me këtë virus në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 129 mijë e 44 persona.

Prej tyre janë 17,337 viktima si dhe nuk është treguar numri i saktë i personave që janë shëruar nga virusi COVID-19, sipas të dhënave të platformës, worldometres.

Britania në nivel global mbanë vendin e gjashtë me raste të coronavirusit dhe para saj është Gjermania.

Anglia ditë më parë formoi task-forcë për krijim të vaksinës kundër COVID-19.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,529,094, 174,573 viktima dhe 667,609 të shëruar