Foto të policve shqitarë në terren pas tërmetit në Shqipëri, Foto: Policia e Shtetit

Angazhohen rreth 2 mijë policë pas tërmetit në Shqipëri

Orët e para të mëngjesit të sotëm, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Deri më tani gjashtë persona është konfirmuar se kanë vdekur pasi janë zënë nga rrethojat e ndërtesave pas tërmetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar se deri më tani janë angazhuar deri në 1 mijë e 900 policë në terren pas tërmetit.

“Rreth 1900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë lëvizjet me automjetet e tyre pasi që duhet të u japin mundësi autoriteteve, ambulancave të qarkullojnë lirshëm nëpër rrugë.

“Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’u ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren”, thuhet tutje në njoftim të policisë.

Gjithashtu policia ka thënë se për çdo ndihmë mund të telefononi në 112.

Foto të policve shqitarë në terren pas tërmetit në Shqipëri, Foto: Policia e Shtetit
Foto të policve shqitarë në terren pas tërmetit në Shqipëri, Foto: Policia e Shtetit

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Tërmet në Prishtinë