Philip S. Kosnett - Ambasadori i SHBA-se ne Kosove

Amerikanët kontestojnë zgjedhjen e Kujtim Munishit e Blerim Isufajt

Ambasada Amerikane e Kosovës ka shfaqur zhgënjim me Këshillin Prokurorial të Kosovës për mënyrën e zgjedhjes së dy Kryeprokurorëve.

Ata kanë reaguar specifikisht për emërimin e Kryeprokurorit Special dhe Kryeprokurorit të Prishtinës.

“Të zhgënjyer me Këshillin Prokurorial të Kosovës të cilët dështuan t’i respektojnë rregullat e veta me rastin e përzgjedhjes së Kryeprokuroreve për prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë themelore të Prishtinës. Ne i urojmë shefat e sapoemëruar por KPK duhet t’i respektojë rregullat e veta për një proces sa më transparent”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Drejtimin e dy prokurorive me të rëndësishme në Kosovë e morën Blerim Isufaj dhe Kujtim Munishi

Ata morën maksimumin e votave nga Këshilli Prokuroria