Ambasadorja finlandeze: Jo më luftëra kundër njëri-tjetrit por kundër coronavirusit

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka kërkuar nga institucionet në Kosovë që të mos ta luftojnë njëri-tjetrin por ta luftojnë coronavirusin.

“Jo më luftëra kundër njëri-tjetrit por kundër këtij virusi #COVID ー 19! Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar, Finland të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Përderisa në Kosovë janë 61 raste të prekura nga coronavirusi, partnerët e koalicionit pritet ti japin fund qeverisjes më pak se dy mujore të tyre.

 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Ndërsa këtë vendim presidenti e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar të vendoset masë ndaj këtij vendimi si dhe i ka shkruar letër Kurtit duke i kërkuar pezullimin e vendimit.