Kryeministri Hoti flet për masat e reja ndaj COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar për masat e reja ndaj virusit COVID-19.

Hoti ka shkruar se rritja e numrit të të infektuarve është shqetësuese dhe mungesa e vëmendjes për parandalim, po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve.

“Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve ton. Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu, kryeministri ka shkruar se ministria e Shëndetësisë po punon për ngritjen e kapaciteteve për ritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna.

“Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, thuhet në fund të shkrimit të kryeministrit Hoti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar tri masa drejtuar të gjitha institucioneve në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Kjo pasi që ditëve të fundit ka pasur rritje drastike të rasteve të reja, përfshirë edhe në institucione privat dhe publike.

Këto janë masat:

  1. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të punojnë me staf me distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre, pra reduktim të stafit.
  2. Të gjitha institucionet publike dhe private duhet të shtojnë kontrollat rigoroze për bartjen e maskave.
  3. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën e tyre me manualin për COVID-19.
  4. Obligohen instuticionet dhe inspektoratet që të ndërmarrin veprime që të zbatohet ky vendimi.

 

Vendosen masa të reja për parandalimin e COVID-19