Ambasadorja finlandeze vlerëson lartë procesin e avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të takimeve me ambasadorët e vendeve të ndryshme sot ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Me këtë rast, thuhet se ambasadorja Stjernvall shprehu vullnetin e saj dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Shpreha mirënjohjen time të lartë për Finlandën në mbështetjen e ofruar për të arriturat e deritashme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.U pajtuam për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të ministrive të mbrojtjes së dy vendeve”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Me anë të një njoftimi tjetër, ministri Mehaj ka bërë të ditur se ka pritur në takim edhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Siç njofton ministri Mehaj gjatë takimit diskutuan për koordinim të ngushtë ndërinstitucional në detyrat dhe fushëveprimin ligjor të dy institucioneve në shërbim të plotë të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe interesave të tij.