Inspektorët aksion nëpër lokalet e Prishtinës për masat anti COVID-19

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate ka njoftuar se inspektorët e ministrisë kanë ndërmarrë një aksion për inspektime nëpër lokalet e Prishtinës, për respektimin e rregullave dhe masave ndaj COVID-19.

Sipas komunikatës, Inspektoriati ka kryer edhe inspektime rutinore, që bien në përgjegjësi të këtij institucioni.

“Bizneset janë këshilluar se si duhet ta ushtrojnë veprimtarin e tyre pa i rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maskat dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryeinspektori Lulzim Syla ka thënë se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, duke i koordinuar veprimet me institucionet tjera të vendit.