Ambasadori italian: Festa e djeshme ishte mundësi për t'i riafirmuar lidhjet e forta me Kosovën

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka deklaruar se festa e organizuar dje në Prishtinë, me rastin e shpalljes së Republikës së Italisë, ishte një mundësi për të riafirmuar lidhjet e forta të Italisë me Kosovën.

Kështu ka shkruar ambasadori italian në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”.

“Festa e djeshme e Ditës Kombëtare të Italisë ishte një mundësi për të riafirmuar lidhjet tona të forta me Kosovën dhe njerëzit e saj, dhe për të shënuar fillimin e rrugës sonë të përbashkët të rilindjes dhe ripërtëritjes pas pandemisë. E mrekullueshme për ta kaluar atë me miqtë”, ka shkruar Orlando.