Takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier - 2 qershor 2022 Foto: KALLXO.com

Mbyllet për media takimi i ambasadorit të ShBA-së me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Takimi i Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, po mbahet i mbyllur për media.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka kuptuar se pas takimit, ambasadori amerikan do ta japë një deklaratë, por nuk do të pranojë pyetje nga gazetarët.

Në rendin e ditës të këtij takimi, në ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, nuk është specifikuar asnjë temë diskutimi.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet rreth këtij takimi.