Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Foto: KALLXO.com

Ambasadori amerikan: SHBA ndihet e nderuar pasi sot u shpall ditë zie në nderim të Albright

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier është shprehur se shteti amerikan është nderuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës  për të njohur kontributin e ish sekretares së Shtetit Madeleine Albright, duke e shpallur ditën e sotme si ditë zie.

“Shtetet e Bashkuara janë të nderuar nga vendii i Qeverisë së Kosovës për njohjen e kontributit të Medeleine Albright, duke e shpallur ditën e sotme ‘Ditë zie’”, ka shkruar Hovenier në twitter.

Hovenier ka shtuar se Kosova vazhdon të ndërojë kujtimin e Albright , përmes ndërtimit të një demokracie të begatë dhe multietnike.

“Ju vazhdoni ta nderoni kujtimin e saj çdo ditë përmes punës suaj për ndërtimin e një demokracie të begatë dhe multietnike”, ka thënë Hovenier.

Më 23 mars të këtij viti,  në moshën 84-vjeçare ka vdekur mikja e madhe e Kosovës, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane në kohën e luftës në Kosovë dhe njëra prej përkrahësve më të mëdha të sulmeve ushtarake të NATO-s kundër forcave të Serbisë, të cilat po kryenin masakra kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Në shenjë nderimi për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë është ngritur busti i saj dhe një shesh mban emrin e saj.

Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të Madeleine Albright