Ambasada e Suedisë ndriçon objektin me të kuqe sipas nivelit të ndotjes në Prishtinë
Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka ngritur alarmin për nivelin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.
Sipas një njoftimi për media dhe një foto të publikuar nga ambasada, çdo mbrëmje objekti kthehet në një ngjyrë që tregon nivelin e ndotjes.
Ambasada ka publikuar një foto ku shihet se objekti është ndriçuar me dritë të kuqe, që tregon nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
“Ambasada e gjelbër, ajër i mirë, ambasada e verdhë, nivel mesatar i ndotjes së ajrit, ambasada e kuqe, nivel jo i shëndetshëm i ndotjes së ajrit. Ne i mbajmë gishtat kryq për një ambasadë të gjelbër sonte!”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sot, Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që mos dalin nga shtëpitë për shkak të ajrit të ndotur.
Sipas njoftimit të IKShPK, niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë në mëngjesin e sotëm është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!
Indeksi i ndotjes së ajrit sot është 160.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.